Zahar analizon rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në mbështetjen e Palestinës
Një prej anëtarëve të lëvizjes islamike palestineze të rezistencës Hamas, ka analizuar rolin e gjeneral Kasem Sulejmanit në çështjen palestineze.
Mahmud Zahar, anëtar i zyrës politike të Hamasit ka përmendur mbështetjen e gjerë të gjeneral Sulejmanit për Palestinën. Zahar ka thënë: Unë jam takuar më shumë se një herë me gjeneral Sulejmanin i cili ka vlerësuar gjithmonë rolin e madh që ka Hamasi. Sa herë që e kam takuar jam siguruar se ky njeri që ishte emëruar komandant i forcave Kods ishte i lidhur me Kodsin dhe hidhte hapa në drejtim të mbështetjes së çështjes palestineze. Ky funksionar i lartë i Hamasit ka thekuar se Sulejmani ishte i gatshëm që t’i dedikonte çështjes palestineze atë që kishte mundësi republika islamike. Zahar gjithashtu shtoi se çështja palestineze në Iran nuk është e varur tek një person dhe me ikjen e gjeneral Sulejmanit të gjitha sukseset dhe lidhjet e tij nuk do të ikin sepse çështja palestineze është një çështje kyçe për Iranin dhe për këtë arsye marrëdhëniet tona me Iranin janë dypalëshe.