Tre ditë zi e përgjithshme në Oman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93932-tre_ditë_zi_e_përgjithshme_në_oman
Mbreti i Omanit, Sulltan Kabus bin Said ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ishte sundimtari me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2020 05:58 Europe/Tirane
  • Tre ditë zi e përgjithshme në Oman

Mbreti i Omanit, Sulltan Kabus bin Said ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ishte sundimtari me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe.

“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë, gjykata mbretërore vajton madhështinë e tij Sulltan Kabus bin Said, i cili vdiq të premten”, thuhet në një deklaratë të gjykatës. Kujtojmë që sulltani muajin e kaluar u kthye nga Belgjika ku i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore. Raportohej se sulltani vuante nga kanceri. Sulltan Kabus ishte i pamartuar dhe nuk kishte trashëgimtar ose pasardhës të caktuar. Për atë në Oman janë shpallur tre ditë zi kombëtare. Sulltani e rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti pa gjak me mbështetjen britanike në vitin 1970. Ai i dha zhvillim Omanit duke përdorur naftën që ky vend kishte me shumicë. Sipas Statutit Themelor të sulltanatit, Këshilli Mbretëror i Familjes i cili përbëhet nga rreth 50 anëtarë meshkuj ngaqë sulltani nuk kishte trashëgimtar ka zgjedhur Hitham Bbin Tarek si mbretin e ri të Omanit. 66 vjeçari Hitham bin Tarek është djali i xhaxhit të mbretit Sulltan Kabus.