Qëndrimet e para të sulltanit të ri të Omanit
Sulltani i ri i Omanit në fjalën e tij të parë, ka shpjeguar politikat e këtij vendi mbretëror.
Kanali televiziv Al-Nashra njoftoi se sulltani i ri i Omanit në fjalën e tij të parë publik pas emërimit si sulltan i ri i Omanit, ka shpjeguar politikat e mbretërisë së Omanit gjatë periudhës së sundimit të tij.
Hejtham bin Tarik Ale Sa'id, sulltani i ri i Omanit, ka theksuar vazhdimin e politikave të mëparshme.
Ai u zotua se Omani në periudhën e sundimit të tij, do të vazhdojë politikën e mosndërhyrjes dhe në realitet do të vazhdojë po atë politikë të Sulltan Kabusit.
Sulltani i ri i Omanit të shtunën deklaroi se do të ndjek rrugën e sulltan Kabus bin Sa'id në kuadër të vendosjes së marrëdhënieve miqësore me të gjitha vendet.
Hejtham bin Tarik Ale Sa'id theksoi se politika e jashtme e Omanit është në bazë të bashkëjetesës paqësore mes popujve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe respektimit të fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të të tjerëve dhe respektimin e sovranitetit të vendeve të tjera.