Nasrallah: "Goditjet e radhës do të vijnë"
"Falë Iranit, Udhëheqësit të tij dhe komandantëve si Gjenerali Kasem Soleimani, Rezistenca Libaneze është bërë një kërcënim për ekzistencën e regjimit të Izraelit," tha Sejed Hasan Nasrallah, në një fjalim të dielën 12 Janar.
Në ditën e shtatë të zisë për vrasjen e Gjeneralit Kasem Soleimani dhe shokëve të tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah mbajti një fjalim i cili u transmetua drejtpërdrejt me video-konferencë në qendrat kulturore të qyteteve Baalbek, Hermel, Nabatieh, Bekaa, Tir dhe Bint-Xhubeil. Duke iu referuar sulmit hakmarrës të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak, Nasrallah tha: "Përgjigja ndaj krimit të kryer nga Shtetet e Bashkuara, i cili çoi në vrasjen e Kasem Soleimani, nuk është vetëm një operacion i vetëm. Ky është një proces afatgjatë që do të duhet të rezultojë në dëbimin e personelit ushtarak amerikan nga rajoni. Ushtria amerikane duhet të largohet nga Lindja e Mesme, ose siç e quan Lideri i Revolucionit Islamik: Azia Perëndimore ”. Shefi i Hezbollahut përsëriti se ajo që ndodhi në bazën amerikane Ain al-Asad ishte thjesht një shuplakë dhe jo një hakmarrje. "Kushdo që mendon se sulmi ndaj bazës Ain al-Asad ishte një përgjigje ndaj vrasjes së Kasem Soleimanit po mashtron veten", tha ai, duke shtuar se "ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë". "Goditjet e radhës do të vijnë", tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez.