Një anije luftarake franceze dërgohet në Azinë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94080-një_anije_luftarake_franceze_dërgohet_në_azinë_perëndimore
Presidenti i Francës njoftoi dërgimin e aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle në Azinë perëndimore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2020 04:47 Europe/Tirane
  • Një anije luftarake franceze dërgohet në Azinë Perëndimore

Presidenti i Francës njoftoi dërgimin e aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle në Azinë perëndimore.

Presidenti i Francës në një fjalim të mbajtur përballë ushtrisë franceze me rastin e nisjes së vitit të ri ka thënë: Franca do të dërgojë në Azinë perëndimore aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle nga janari deri në muajin prill për të mbështetur operacione ushtarake të Francës në Azinë Perëndimore. Emanuel Macron pretendoi se anija në fjalë do të mbështetës operacionet e ushtrisë franceze në Irak dhe në Siri kundër grupit terrorist ISIS. Pretendimi i presidentit francez për dërgimin e anijes luftarake gjoja për të luftuar grupin terrorist ISIS bëhet në kohën kur parlamenti i Irakut duke kritikuar veprimtarinë e forcave të huaja në këtë vend ka kërkuar largimin e tyre nga Iraku. Qeveria siriane gjithashtu nga ana e saj ka deklaruar se prania e forcave të huaja mes tyre ato franceze në rajon bëhet shkak për përshkallëzimin e krizës dhe për forcimin e ISIS në Siri.