Barham Saleh: Irani është faktor gjeopolitik i madh në rajon
(last modified Thu, 23 Jan 2020 16:02:32 GMT )
Janar 23, 2020 17:02 Europe/Tirane
  • Barham Saleh: Irani është faktor gjeopolitik i madh në rajon

Presidenti i Irakut theksoi se irakianët kërkojnë të kenë marrëdhënie të mira me Iranin.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, pas fjalës së tij në forumin vjetor ekonomik të Davosit në Zvicër, në një intervistë për media, duke theksuar nevojën për dialog me Iranin, deklaroi: “Asnjë vend nuk duhet të diktojë për Irakun nevojën për marrëdhënie me cilin vend dhe mënyrën e këtyre marrëdhënieve. Kërkesa për largimin e forcave amerikane nga Iraku nuk është shenjë e përpjekjeve destruktive ose armiqësisë, por është reagim ndaj shkeljes së sovranitetit të cilën po e vërejnë irakianët”.

Barham Saleh shtoi se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare ishte simbol i Iranit i cili ka mbështetur forcat irakiane dhe ka qëndruar përkrah forcave irakiane gjatë tërë viteve të luftës kundër grupit terrorist ISIS.

 

Tags