Ushtria siriane merr nën kontroll rajonin Xharf Sakhar në provincën Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94361-ushtria_siriane_merr_nën_kontroll_rajonin_xharf_sakhar_në_provincën_alepo
Ushtria e Sirisë pas luftimeve të ashpra, ka çliruar rajonin Xharf Sakhar në jug të provincës Alepo në veri të Sirisë, nga pushtimi i grupeve terroriste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 28, 2020 16:15 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane merr nën kontroll rajonin Xharf Sakhar në provincën Alepo

Ushtria e Sirisë pas luftimeve të ashpra, ka çliruar rajonin Xharf Sakhar në jug të provincës Alepo në veri të Sirisë, nga pushtimi i grupeve terroriste.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Sirisë të martën në orët e para të ditës ka shkatërruar pozicionet e terroristëve në pjesën jugore të provincës Alepo dhe i ka detyruara të arratisen. Në këtë operacion të ushtrisë së Sirisë janë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur.

Ushtria e Sirisë gjithashtu ka çliruar nga pushtimi i terroristëve edhe qytezën Masiran dhe fshatin Svame'e në periferi të qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë. Forcat e ushtrisë siriane që nga e premtja e kaluar kanë filluar operacionet për spastrimin e pjesës juglindore të Idlibit dhe zonave periferike të Alepos.