Muktada Sadr thekson domosdoshmërinë e organizimit paqësor të protestave
Lideri I lëvizjes Sadr ka kërkuar që protestat në vend të organizohen në mënyrë paqësore.
Muktada Sadr, në një mesazh të tij në Twitter u kërkuar protestuesve që të mos mbyllin rrugët, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të mos krijojnë problemeve në jetën e qytetarëve. Kreu i lëvizjes Sadr gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e administrimit dhe monitorimit të brendshëm të protestave dhe respektimin e këshillave të Ajetollah Ali Sistani, klerik i lartë fetar i Irakut. Kleriku fetar në Irak ka nxjerrë një deklaratë ku theksohet domosdoshmëria e largimit nga dhuna dhe krijimi i një qeverie të fuqishme në vend. Berham Saleh, presidenti i Irakut më 1 shkurt ka zgjedhur Muhamed Toufigh Alavi në postin e kryeministrit të ri dhe e ka mandatuar për formimin e qeverisë. Pas zgjedhjeve të fundit një vale e re dhune ka përfshirë Irakun. Përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Muktada Sadr janë arsyet kryesore të dhunës së fundit në Irak. Javën e kaluar nga përleshjet mes helmetave blu përkrahës së Muktada Sadr dhe helmetave të kuqe kundërshtarë të tij, 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.