Qytetarët e Turqisë dënojnë planin e turpshëm "akordi i shekullit"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94657-qytetarët_e_turqisë_dënojnë_planin_e_turpshëm_akordi_i_shekullit
Qytetarët e Turqisë kanë organizuar protesta në Stamboll dhe në qytete të tjera të Turqisë dhe kanë dënuar planin anti-palestinez të presidentit të Amerikës të ashtuquajtur "akordi i shekullit".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 10, 2020 16:05 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Turqisë dënojnë planin e turpshëm

Qytetarët e Turqisë kanë organizuar protesta në Stamboll dhe në qytete të tjera të Turqisë dhe kanë dënuar planin anti-palestinez të presidentit të Amerikës të ashtuquajtur "akordi i shekullit".

Kanali televiziv "Russia El-Jeum" njoftoi se në vazhdën e dënimit ndërkombëtar të planit anti-palestinez të Donald Trump, presidenti i Amerikës, të ashtuquajtur "akordi i shekullit", qytetarët e Turqisë ditën e diele kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë dënuar komplotet e arrogancës botërore dhe sionizmit kundër popullit të Palestinës.

Protestuesit turq kanë hedhur slogane si "Po qëndrojmë së bashku me Kodsin përball dhunës së shekullit" dhe duke ngritur flamurin e Palestinës, kanë deklaruar mbështetjen e vet ndaj popullit të shtypur palestinez.

 Organizatorët e këtyre protestave kanë kërkuar nga liderët e të gjitha partive politike të Turqisë që t'i bashkohen protestuesve duke qëndruar përball programit të drejtuar nga Amerika për të krijuar një shtet pa territorin e Palestinës.