Irani, Rusia, Turqia po diskutojnë datën për samitin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94962-irani_rusia_turqia_po_diskutojnë_datën_për_samitin_e_sirisë
Sipas Ministrisë së Jashtme të Turqisë, përfaqësuesit turq, rusë dhe iranianë po punojnë për koordinimin e një date për një samit trepalësh mbi procesin e paqes në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2020 17:05 Europe/Tirane
  • Irani, Rusia, Turqia po diskutojnë datën për samitin e Sirisë

Sipas Ministrisë së Jashtme të Turqisë, përfaqësuesit turq, rusë dhe iranianë po punojnë për koordinimin e një date për një samit trepalësh mbi procesin e paqes në Siri.

"Palët po punojnë për të rënë dakord mbi datën e samitit. Sapo të arrihet një marrëveshje midis tre vendeve, data e samitit do të njoftohet për publikun," citoi të enjten agjensia ruse e lajmeve TASS një burim në Ministrinë e Jashtme të Turqisë. Zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov më herët i tha TASS se një samit trepalësh ruso-iraniano-turk mund të mbahet në Teheran në fillim të marsit, nëse udhëheqja turke do të binte dakord. Ndërkohë, një zyrtar turk pa emër i tha agjensisë Reuters të enjten se Turqia dhe Rusia po diskutonin patrullime të mundshme të përbashkëta rreth rajonit të Idlibit si një mundësi për të garantuar sigurinë atje. Zyrtari, i cili po fliste në kushte anonimiteti, tha se Irani, Turqia dhe Rusia planifikojnë të takohen në Teheran në fillim të muajit të ardhshëm për të diskutuar më tej mbi Sirinë, përfshirë Idlibin.