Hezbullahu: Kasem Sulejmani ishte shpëtimtar i rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94974-hezbullahu_kasem_sulejmani_ishte_shpëtimtar_i_rajonit
Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani komandanti i forcave Kods të Gardës revolucionare, ishte shpëtimtar i rajoni dhe shtoi se gjaku i pastër i Sulejmanit e ka afruar Kodsin drejt çlirimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2020 05:14 Europe/Tirane
  • Hezbullahu: Kasem Sulejmani ishte shpëtimtar i rajonit

Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani komandanti i forcave Kods të Gardës revolucionare, ishte shpëtimtar i rajoni dhe shtoi se gjaku i pastër i Sulejmanit e ka afruar Kodsin drejt çlirimit.

Sejed Hashem Safedin, në një intervistë për YouNews, deklaroi se me gjakun e Kasem Sulejmanit do të çlirohet Kodsi dhe pranisë së Amerikës në rajon do t’i vijë fundi. Kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit gjithashtu theksoi se rezultati i qëndresës së rezsitenës në luftën 33 ditore ishte fryt i kontributit të gjeneral Kasem Sulejmanit dhe i Emad Mognie një prej komandantëve të Hezbullahut dhe tha se ata të dy kanë neutralizuar strategjinë e Amerikës për të kontrolluar dhe mbizotëruar rajonin. Ky funksionar i Hezbullahut deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani gjithmonë ka qenë pranë frontit të luftës kundër terrorizmit dhe regjimit sionist dhe ai gjithmonë ka mbështetur forcat e rezistencës.