Martirizohen dy pjesëtarë të Xhihadit islamik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95041-martirizohen_dy_pjesëtarë_të_xhihadit_islamik
Pas një sulmi të forcave të regjimit sionist ndaj Damaskut në Siri, janë martirizuar Salim Ahmed Salim dhe Ziad Ahmed Masnur dy prej pjesëtarëve të brigadave Kods të Xhihadit Islamik palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2020 05:12 Europe/Tirane
  • Martirizohen dy pjesëtarë të Xhihadit islamik

Pas një sulmi të forcave të regjimit sionist ndaj Damaskut në Siri, janë martirizuar Salim Ahmed Salim dhe Ziad Ahmed Masnur dy prej pjesëtarëve të brigadave Kods të Xhihadit Islamik palestinez.

Ndërkohë 3 të rinj palestinezë janë martirizuar pas një sulmi të forcave sioniste në Gaza. Forcat ushtarake të regjimit sionist dje kanë martirizuar me armë zjarri një të ri palestinez duke pretenduar se i riu po përpiqej të kalonte kufirin e Gazës. Ushtria e regjimit sionist për të sulmuar dhe martirizuar palestinezët përdor pretekste të ndryshme si përpjekja për kalimin e kufirit, përpjekja për futjen në Izrael dhe sulmet ndaj ushtarakëve izraelitë. Asambleja kombëtare e familjeve të martirëve palestinezë ka bërë të ditur se në vitin 2019 forcat e regjimit sionist kanë martirizuar të paktën 149 palestinezë në rripin e Gazës, rajonin BPLJ dhe Kodsin e ushtuar prej të cilëve 33 kanë qenë fëmijë. Rripi i gazës mbahet i rrethuar nga regjimi sionist që nga viti 2006, gjë e cila ka përkeqësuar tej mase jetesën e banorëve të këtij rajoni.