Alavij: Kabineti qeveritar përbëhet nga ministra të pavarur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95102-alavij_kabineti_qeveritar_përbëhet_nga_ministra_të_pavarur
Kryeministri i emëruar për formimin e kabinetit qeveritar të Irakut ka deklaruar duke deklaruar datën e re për zhvillimin e seancës së Parlamentit për marrjen e votëbesimit të qeverisë, deklaroi se për herë të parë do të votohen ministra të pavarur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2020 12:04 Europe/Tirane
  • Alavij: Kabineti qeveritar përbëhet nga ministra të pavarur

Kryeministri i emëruar për formimin e kabinetit qeveritar të Irakut ka deklaruar duke deklaruar datën e re për zhvillimin e seancës së Parlamentit për marrjen e votëbesimit të qeverisë, deklaroi se për herë të parë do të votohen ministra të pavarur.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Teofik Alavij, kryeministri i Irakut, ka kohë më pak se 24 orë që të arrijë një marrëveshje me kundërshtarët e tij në lidhje me mekanizmin e formimit të kabinetit qeveritar dhe me programin e qeverisë së tij të cilin e ka çuar të martën në Parlament. Përndryshe mundësia për miratimin e kabinetit qeveritar të Alavij dhe marrjen e votëbesimit të Parlamentit, do të jetë shumë më e vogël se sa që mendohej në fillim të javës.

Mediat irakiane kanë raportuar se dy grupet politike shiite “Hekmet” e drejtuar nga Amar Hakim dhe koalicioni “Al-Nasr” i drejtuar nga Hejdar Ebadi, ish-kryeministri i Irakut, që kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj kabinetit qeveritar të Alavij, kanë vendosur kusht që në rast të dhënies së pëlqimit përfundimtar nga ana e grupeve sunite dhe kurde ndaj emrave të ministrave të cilët do të deklarohen sot për grupet politike të Irakut, ata do të vazhdojnë mbështetjen e vet ndaj kabinetit qeveritar të Alavij.  

Burimet nga Bagdadi bëjnë të ditur se Alavij ka zhvilluar takime dhe bisedime intensive me grupet kundërshtare politike për t’i bindur ata në lidhje me mekanizmin dhe kushtet e punës së Alavij në formimin e kabinetit qeveritar dhe për mundësinë e rishikimit në lidhje me disa ministra sidomos atyre të cilët kanë dy shtetësi.