Jemeni: EBA mundohet të përhapë koronavirusin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95173-jemeni_eba_mundohet_të_përhapë_koronavirusin_në_jemen
Taha Ahmed Mutavakel ministër i shëndetësisë së Jemenit njoftoi se EBA përpiqet të përhapë koronavirusin në qytetet Aden dhe Makha.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2020 05:10 Europe/Tirane
  • Jemeni: EBA mundohet të përhapë koronavirusin në Jemen

Taha Ahmed Mutavakel ministër i shëndetësisë së Jemenit njoftoi se EBA përpiqet të përhapë koronavirusin në qytetet Aden dhe Makha.

Ministri i shëndetësisë së Jemenit ditën e shtunë pasi vuri në dukje deri tani nuk ka raste të dyshuara me virusin korona në Jemen tha: EBA po përpiqet që personat e prekur nga virusi korona në këtë vend t’i dërgojë në qytetet Aden dhe Mekha të Jemenit. Ministria e shëndetësisë së Jemenit nga organizatat dhe organet ndërkombëtare kërkoi të mbajnë përgjegjësinë që ata kanë dhe të parandalojnë të tilla veprime të EBA. Virusi Korona me shpejtësi të madhe prej disa javësh është përhapur në shumë ende të botës dhe javët e fundit është transmetuar edhe në disa vende arabe të Gjirit Persik. EBA është vendi i parë i Gjirit Persik në të cilin janë raportuar raste të personave të prekur nga virusi korona. Që nga 28 shkurti i këtij viti, numri i personave të prekur nga virusi korona në EBA sipas autoriteteve zyrtare të këtij vendi ka arritur në 19 persona. Kuvajti, Bahrejni, Libani, Egjipti, Iraku dhe Algjeria janë disa vende të tjera arabe që janë prekur nga virusi korona. Virusi korona ka nisur në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019 dhe deri tani është përhapur në shumë vende të botës.