Ushtria siriane rrëzon 4 dron të Turqisë
Mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane të dielën goditi katër dronë ushtarak turk në provincën Idlib, në veri të Sirisë.
Gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Siriane, mbrojtja ajrore e vendit ka sulmuar drone mbi provincën Hamah. Ndërsa ushtria siriane përplaset me trupat turke dhe terroristët të mbështetur nga të huajt në provincën Idlib, një burim në Ministrinë e Mbrojtjes siriane njoftoi këtë pasdite, se qielli i provincës Idlib është shpallur një zonë e mbyllur ushtarake. Operacionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në provincën veriore të Idlib, baza e fundit e grupeve terroriste në Siri, kanë shkaktuar një reagim të shpejtë nga Turqia dhe kërcënime të përsëritura. Turqia është një prej mbështetëse kryesor të grupeve terroriste në Siri. Javët e fundit, ushtria turke ka sulmuar në mënyrë të përsëritur pozicionet siriane dhe infrastrukturën në provincën Idlib në mbështetje të terroristëve. Disa zona në veri të Sirisë aktualisht janë të okupuara nga ushtria turke. Gjatë tre viteve të fundit, ushtria turke ka pushtuar vazhdimisht territorin sirian. Agresioni i Turqisë kundër Sirisë veriore ka marrë një dënim të gjerë ndërkombëtar. Vlen të theksohet se kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.