Turqia pretendon sa ka vrarë 2000 ushtarë sirianë
Hulusi Akar, ministri i mbrojtjes së Turqisë, sot (të hënën) për t’i zvogëluar humbjet e aventurës ushtarake të Ankarasë në provincën Idlib të Sirisë, pretendoi se ushtria e Turqisë ka vrarë 2122 ushtarë të Sirisë.
Sipas gazetës “Daily Sabah”, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar vuri në dukje fillimin e operacioneve të reja “Mburoja e Pranverës” në veriperëndim të Sirisë dhe pretendoi: “Deri më tani janë shkatërruar një dron, 8 helikopterë, 103 tanke, 72 mjete artilerike, 3 sistem kundërajrore dhe janë vrarë 2122 ushtarë të regjimit”.
Autoritet ushtarake të Turqisë zakonisht përdorin shprehjen “shkatërrim” në përballje me kundërshtarin ushtarak në mënyrë që të mos tregojnë në mënyrë të qartë se këto persona janë vrarë, plagosur apo janë zënë rob.
Hulusi Akar gjithashtu ka thënë: “Ne presim nga Rusi që ta detyrojë regjimin (Sirinë) të ndalë operacionet ushtarake në Idlib dhe të kthehet në kornizën e marrëveshjes së Suçit”.
Ministri i mbrojtjes së Turqisë në vazhdim të pretendimeve të veta, tha: “Forcat tona pa kurrfarë hamendje po përballen me dhunë me të gjitha sulmet e regjimit të Sirisë”.