Erdogan, kufijtë për emigrantët nuk do të mbyllen më
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, tha sot se shteti i tij më nuk do të mbajë barrën që i vetëm të përkujdeset për refugjatët.
"Epoka e sakrificave të njëanshme tanimë ka mbaruar", tha Erdogan në një takim të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara. "Që kur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100.000 emigrantë janë nisur për në Evropë, ky numër së shpejti do të arrijë në milion", tha Erdogan. Mijëra emigrantë kanë vërshuar kalimin kufitar me Greqinë Pazarkule në qytetin Edirne pasi të premten zyrtarët turq njoftuan se më nuk do të përpiqen të ndalojnë emigrantët e parregullt që të arrijnë në Evropë. Kjo erdhi pas sulmit të javës së kaluar të forcave të regjimit sirian ndaj forcave turke në zonën e deeskalimit në Idlib, ku u martirizuan 34 ushtarë turq. Turqia tanimë strehon rreth 3,7 milionë emigrantë vetëm nga Siria, që është më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Ankaraja vazhdimisht është ankuar se Evropa ka dështuar të përmbushë premtimet e saja sipas marrëveshjes BE-Turqi të vitit 2016 për refugjatët me të cilën duhej të ndihmoheshin emigrantët dhe të frenohen valët e mëtejme të emigranteve.