Hanieh: marrëdhëniet mes Hamasit dhe Iranit janë strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95242-hanieh_marrëdhëniet_mes_hamasit_dhe_iranit_janë_strategjike
Kreu i zyrës politike të Hamasit në një intervistë për agjencinë Mejadin deklaroi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Hamasit janë strategjike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2020 09:43 Europe/Tirane
  • Hanieh: marrëdhëniet mes Hamasit dhe Iranit janë strategjike

Kreu i zyrës politike të Hamasit në një intervistë për agjencinë Mejadin deklaroi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Hamasit janë strategjike.

Ismail  Hanieh, përmendi mbështetjen e gjeneral Kasem Sulejmanit kreut të forcave Kods të Gardës revolucionare për popullin dhe rezistencën palestineze dhe tha: Martir Sulejmani ka luajtur rol themelor dhe kryesor në mbështetjen e brigadave Kods dhe të rezistencës. Hanieh foli edhe për planin Akordi i Shekullit të Amerikës dhe tha se ky plan dëshmoi fytyrën arrogante të politikës amerikane dhe se rezultati i procesit të kompromisit është i hidhur. Kreu i zyrës politike të Hamasit deklaroi se plani Akordi i Shekullit ka vënë në shënjestër strukturat dhe organet e Palestinës dhe tha se grupet e Palestinës duhet të refuzojnë fuqishëm këtë plan duke ndjekur një strategji kombëtare. Donald Trump president i amerikan më 28 janar së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani.