Vazhdojnë tensionet mes Ankarasë dhe Moskës
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar ashpër veprimet ushtarake të Turqisë në Idlib të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se njëkohësisht me avancimet e ushtrisë së Sirisë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se Turqia me shtimin e numrit të ushtarëve të saj në Idlib dhe duke mos respektuar zotimet e veta për krijimin e zonave civile në këtë rajon, ka shkelur ligjet ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, pozicionet e terroristëve janë kombinuar me postblloqet e ushtrisë së Turqisë dhe sulmet kundër bazës ajrore të këtij vendi në Siri, janë shndërruar në një çështje ditore.
Burimet e sigurisë kanë thënë se sulmet e drejtpërdrejta të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, janë bërë shkak për shkatërrimin e organizatës luftarake të ushtrisë së Turqisë në provincën Idlib.
Operacionet e ushtrisë së Sirisë dhe të grupeve të rezistencës për spastrimin e provincës Idlib, bastionit të fundit të terroristëve në këtë vend, kanë filluar kohë më pash dhe kanë shënuar suksese të rëndësishme në këtë luftë.