Fillon zbatimi i armëpushimit në Idlib të Sirisë
Armëpushimi në provincën Idlib në veri të Sirisë ka filluar të zbatohet që nga e premtja në mëngjes sipas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Turqisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimi Putin, presidenti i Rusisë, të enjten në mbrëmje në konferencën për shtyp të përbashkët me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, ka deklaruar: “Të dy palët kanë rënë dakord për vendosjen e armëpushimit në Idlib të Sirisë”.
Sipas Putin, Moska dhe Ankaraja kanë theksuar interesimin e vazhdimit të bashkëpunimeve në kuadër të procesit të Astanas në lidhje me krizën në Siri dhe kanë rënë dakord që për mbikëqyrjen e rajoneve të reduktimit të tensioneve, të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në qyteza në afërsi me Idlibin.
Gjithashtu është vendosur që përgjatë autostradës M4 të Sirisë të krijohet një korridor i sigurisë me thellësi 6 kilometra edhe nga veriu edhe nga jugu dhe në lidhje me çështjeje të tjera do të merren vendime në shtatë ditët e ardhshme.