Regjimi sionist pohon pamundësinë e kontrollit të virusit Korona
Ministri I jashtëm I regjimit sionist ka deklaruar se ky regjim nuk ka fuqinë e duhur për të kontrolluar virusin korona në territoret e pushtuara.
Yisrael Katz, deklaroi se virusi korona në territoret e pushtuara është në fazën e përhapjes së gjerë dhe shtoi se ky regjim nuk është në gjendje të përballet me virusin korona. Katz shtoi se përhapja e virusit korona në Izrael do të bëhet shkak për mbylljen e kufijve të Izraelit me vendet kufitare. Sipas ministrisë së shëndetësisë të regjimit sionist numri i të prekurve nga virusi Korona në Izrael ka arritur në 20 persona. Virusi Corona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Ëuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 86 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi 89 mijë persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 3 mijë të tjerë.