Anija luftarake angleze pas 7 muajve, largohet nga Gjiri Persik
Forcat detare të Britanisë ka njoftuar për largimin e anijes luftarake nga të tyre nga ngushtica e Hormuzit të Gjirit Persik pas 7 muajve.
Faqja informative “Forcescent” të dielën në një raport të saj ka shkruar se anija luftarake “HMS Defender” e cila për 7 muaj ka qëndruar në ngushticën Hormuz të Gjirit Persik përkrah anijeve të tjera luftarake të Britanisë, është kthyer në bazën e forcave detare Portsmuth në Britani.
Sipas kësaj faqe informative, kjo anije luftarake gjatë qëndrimit të vet në ngushticën e Hormuzit, ka shoqëruar 38 anije tregtare.
Sipas autoriteteve të forcave detare të Britanisë, anija në fjalë në fillim në ishte e pranishme në Lindjen e Largët dhe pas tensionimit të situatës në Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit, është dërguar në këtë rajon.