Pompeo, papritur arrijnë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95677-pompeo_papritur_arrijnë_në_afganistan
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, papritur arriti në në Kabul, për t’i dhënë shtytje një marrëveshjeje për paqe, që SHBA-ja ka nënshkruar muajin e kaluar me Talibanët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2020 07:45 Europe/Tirane
  • Pompeo, papritur arrijnë në Afganistan

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, papritur arriti në në Kabul, për t’i dhënë shtytje një marrëveshjeje për paqe, që SHBA-ja ka nënshkruar muajin e kaluar me Talibanët.

Pompeo do të zhvillojë bisedime me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe me ish-shefin ekzekutiv të këtij vendi, Abdullah Abdullah.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes më 29 shkurt, procesi i paqes ka ngecur, për shkak të trazirave politike dhe mosmarrëveshjeve se kush duhet të jetë president i Afganistanit.

Këtë muaj, edhe Ghani, edhe Abdullah e kanë shpallur veten president, pas zgjedhjeve të kontestuara të shtatorit.

Pompeo pritet të ndërhyjë si zakonisht për interesat amerikane në zgjidhjen e krizës, e cila ka bllokuar nisjen e negociatave për paqe midis Qeverisë afgane dhe Talibanëve.

Lufta në këtë vend ka nisur qysh në vitin 2001 dhe marrëveshja midis SHBA-së dhe talibanëve është parë si hapi i parë drejt paqes.