Gjithçka që është bërë ndaj Gazës ka qenë pa dobi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95695-gjithçka_që_është_bërë_ndaj_gazës_ka_qenë_pa_dobi
Në një intervistë për gazetën izraelite Maariv, ish-nënkryetari i ushtrisë izraelite, Yair Golan, konfirmoi se Izraelit i duhen liderë dhe politikanë të rinj me një strategji të qartë që mund të ndërmarrin vendime të vështira të cilat ndonjëherë mund të paraqesin rreziqe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Gjithçka që është bërë ndaj Gazës ka qenë pa dobi

Në një intervistë për gazetën izraelite Maariv, ish-nënkryetari i ushtrisë izraelite, Yair Golan, konfirmoi se Izraelit i duhen liderë dhe politikanë të rinj me një strategji të qartë që mund të ndërmarrin vendime të vështira të cilat ndonjëherë mund të paraqesin rreziqe.

Nëse politikani nuk ndërmerr një rrezik, ai kurrë nuk do të ketë sukses në pozicionin e tij. Yair Golan, anëtar i Knesset, nga koalicioni Meretz-Labor-Gesher, tha se politikanët mund të marrin masa shumë më pozitive ndaj Hamasit në Gaza, por se gjithçka që ata bënë ishte pa dobi. Ajo që është intriguese është se shoqëria izraelite nuk i ka kërkuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit të tij të përgjigjen për disfatat e tyre të pësuara në Rripin e Gazës. Ai pohon që një kompromis me Hamasin në Gaza është shumë më i mirë se sa opsioni i një lufte dhe operacione ushtarake në shkallë të gjerë, edhe nëse të burgosurit ushtarakë izraelitë në Gaza do duhet të përfshihen në ndonjë marrëveshje të ardhshme kompromisi. Por nëse Hamasi insiston në vazhdimin e procesit ushtarak, atëherë ai duhet të ndalet duke kryer një operacion masiv ushtarak kundër Gazës. Nëse Gaza vazhdon, pas kompromisit, dike forcuar potencialet e saj ushtarake, regjimi izraelit nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të kthehet në Gaza dhe të shkatërrojë të gjithë ata që synojnë ta dëmtojnë atë. Gjenerali izraelit kritikoi ashpër politikën e "luftës midis luftërave" të përdorur nga ushtria izraelite kundër palestinezëve, duke pretenduar se kjo politikë u krye në një mënyrë shumë të papërgjegjshme për shkak të Ministrit aktual të Luftës, Neftali Bennett, i cili është e ka zakon të kërcënojë të përdorë fuqinë ushtarake, që është një gabim i rrezikshëm; sepse në Lindjen e Mesme ekziston një ndryshim i madh midis asaj që raportohet nga media dhe asaj që po ndodh në të vërtetë. Yair Golan gjithashtu pretendoi se ushtria siriane ishte e dobët dhe e paaftë për t'ju përgjigjur sulmeve izraelite ose të niste sulme anti-izraelite. "Por në çdo rast, ne duhet të konsiderojmë një sulm ndaj Sirisë dhe të marrim seriozisht rreziqet e tij," tha ai.