Nasrullah: Amerika e pafuqishme për tu përballur me virusin korona
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i95824-nasrullah_amerika_e_pafuqishme_për_tu_përballur_me_virusin_korona
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se lufta kundër virusit korona është e gjatë dhe qeveria amerikane nuk kanë fuqinë që të përballet me këtë virus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2020 06:36 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Amerika e pafuqishme për tu përballur me virusin korona

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se lufta kundër virusit korona është e gjatë dhe qeveria amerikane nuk kanë fuqinë që të përballet me këtë virus.

Sejed Hasan Nasrullah, duke folur mbi pandeminë Covid-19 deklaroi se bota pas krizës së pandemisë Korona mund të krijojë një sistem të ri botëror. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha se ndikimi i virusit korona është më i madh sesa i luftës së parë dhe të dytë botërore dhe shtoi se qeveritë e mëdha si ajo amerikane, janë shastisur në përballjen me virusin korona. Sejed Hasan Nasrullah ndër të tjera shtoi se e gjithë bota duhet ta konsiderojë virusin korona si armik të përbashkët. Sekretari  i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit gjithashtu përmendi sulmet e sauditëve kundër Jemenit në kushtet e përhapjes së virusit korona dhe tha: Bota duhet të bëjë thirrje për përfundimin e luftës në Jemen. Në kushtet kur bota po mundohet të luftojë virusin korona, sauditët vazhdojnë të sulmojnë popullin e përvuajtur të Jemenit, tha në fjalën e tij Hasan Nasrullah.