Tanku rus T-14 testohet në Siri
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, Denis Mantorov, ministër i industrisë dhe tregtisë në Rusi, njoftoi se Rusia në Siri po teston tank T-14.
Mantorov deklaroi se aktualisht ky tank është dërguar në Siri dhe ai po kryen disa testime nga aspekti sipërfaqësor. Sipas ministrisë së tregtisë së Rusisë tanku T-14 do të shpërndahet për përdorim të gjerë nga ushtria ruse në vitin 2021. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Vlen të theksohet se tanku T-14 është publikuar për herë të parë nga Rusia në vitin 2015.