Amerika në përpjekje për transferimin përsëri të terroristëve në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96699-amerika_në_përpjekje_për_transferimin_përsëri_të_terroristëve_në_irak
Grupi “Nuxheba” i rezistencës islamike në Irak ka theksuar se Amerika dëshiron të transferojë një numër të madh të terroristëve të ISIS nga Siria në territorin e Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2020 09:49 Europe/Tirane
  • Amerika në përpjekje për transferimin përsëri të terroristëve në Irak

Grupi “Nuxheba” i rezistencës islamike në Irak ka theksuar se Amerika dëshiron të transferojë një numër të madh të terroristëve të ISIS nga Siria në territorin e Irakut.

Këshilli politik i grupit “Nuxheba” të rezistencës islamike në Irak sot (të shtunën) në reagim ndaj lëvizjeve të reja të Amerikës në Irak, ka deklaruar: “Pavarësisht preokupimit të botës me epideminë Covid-19, Amerika edhe një herë me praninë e forcave të saj në vendet e tjera, po bënë përpjekje të lozi me gjeografinë politike të kombeve dhe të prishë stabilitetin e vendeve të tjera”.

Grupi Nuxheba i Irakut ka thënë: “Në politikat e Amerikës, Iraku akoma është pjesë e projektit të madh amerikan me qëllim të ndarjeve fetare dhe krijimit të përçarjeve etnike-politike”.

Këshilli politik i grupit “Nuxheba” vuri në dukje komplotin e ri të amerikanëve në transferimin e terroristëve në Irak dhe ka thënë: “Transferimi i terroristëve të ISIS nga lindja e Eufratit dhe nga disa rajone të Sirisë që janë në kufi me Irakun si dhe problemet e sigurisë dhe sulmet terroriste në qytetin Kirkuk, janë dëshmi të mira që tregojnë planet dashakeqëse dhe qëllimet djallëzore të Amerikës për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit të Irakut në kuadër të fillimit të zbatimit të një projekti të ri të amerikanëve”.