Helikopterët amerikan transferojnë terroristët e ISIS nga Siria në Irak
Lëvizja e Rezistencës Islamike “Nuxheba” e Irakut ka publikuar një video dhe treguar mënyrën e transferimit të terroristëve të ISIS me helikopterë amerikanë nga Siria në Irak.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se njoftoi se në këtë video e cila është gjiruar me kamera speciale të forcave të Hashd Sha’bi të Irakut, vërehen disa helikopterë amerikanë duke transferuar të terroristëve të ISIS nga Siria në Irak.
Kasem Al-Ma’muri, komandanti i divizionit 26 të forcave të Hashd Sha’bi të Irakut, vuri në dukje bashkëpunimin e forcave ushtarake terroriste të Amerikës me terroristët e grupit ISIS dhe deklaroi: “Ekzistojnë të dhëna dhe informacione të sakta që tregojnë se grupi terrorist ISIS me ndihën e Amerikës ka rifilluar aktivitetin e vet në disa provinca të Irakut si në Babel”.
Hasan Salem anëtar i subjektit politik “Sadikun” të Irakut, ka thënë: “Terroristët e ISIS me po atë skenarë të mëparshëm dhe nëpërmjet sulmeve kundër forcave të sigurisë së Irakut dhe duke vendosur kurthe, kanë rifilluar aktivitetin e vet me qëllim të dobësimit të forcave të sigurisë së Irakut”.