SHBA po zhyten më shumë në batakun e Irakut
Në një intervistë të fundit, Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi paraardhësin e tij për fillimin e një lufte disa-trilion dollarëshe në Irak në vitin 2003.
E megjithatë, trupat amerikane në Irak vazhdojnë të mbështesin terroristët në Irak, edhe nëse kjo do të thotë të përballesh me përgjigjen e ashpër të forcave ushtarake dhe të sigurisë së Irakut dhe të Hashd al-Shaabit. Presidenti Donald Trump, i cili u shoqërua nga Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, iu përgjigj një pyetjeje nga Fox News, e cila kishte të bënte me fjalët e Joe Biden, kandidatit demokrat dhe ish-nënpresidentit të administratës Obama, i cili fajësoi Trumpin për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit. Trump tha se ai trashëgoi një "situatë kaotike dhe konfuze", përpara se të pretendonte se qeveria e tij ka pasur një rekord të jashtëzakonshëm. Ai tha se vetëm fillimi i luftës në Irak ishte vendimi më i keq që është marrë ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara. "Ne kemi shpenzuar 8 trilion dollarë në Lindjen e Mesme; dhe çfarë kemi marrë në këmbim të këtyre shpenzimeve? ", shtoi ai. SHBA është në mes të një përballje me Hashd al-Shaabin dhe, ata nuk mund ta besojnë: në qershor 2014, dhe në ringjalljen e parë të ISIS, amerikanët kishin arritur të zbrazin nga brenda ushtrinë irakiane, të largojnë një pjesë të madhe të njësive ushtarake, për të siguruar që Mosuli dhe më pas Bagdadi të bien në duart e terroristëve. Mosuli ra, por kleri shiit i Irakut, duke bërë një thirrje për mobilizim të përgjithshëm, pengoi që të realizohej ëndrra e SHBA. Gjashtë vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në proces të përsëritjes së të njëjtit skenar, po me ndryshimin se këtë herë po përplaset me një mur të quajtur Hashd al-Shaabi. Një ofensivë e parë rrufe e nisur të Shtunën në mëngjes nga terroristët e ISIS të helikopteruar nga burgu al-Ghuwairan në Hasake të Sirisë në Ain al-Asad të Irakut vrau 11 njerëz në radhët e Rezistencës, por ky sulm u zmbraps fuqishëm nga patriotët irakianë. Metoda, siç thonë komandantët e Hashd al-Shaabit, pasoi pikë për pikë atë të terroristëve pro-amerikanë që veprojnë në lindje të Eufratit. Që atëherë, disa sulme të tjera që janë kryer nga terroristët në Qerbela, Samara dhe Dijala janë zmbrapsur, por amerikanët mund të befasohen, pasi Hashdët nuk do të qëndrojnë atje vetëm duke pritur sulme. Ata nuk do të vonojnë të kalojnë në ofensivë parandaluese. Duke cituar burime të besueshme ushtarake dhe të sigurisë në Irak, agjensia iraniane e lajmeve Tasnim News njofton nisjen, këtë të hënë, në mëngjesin e 4 majit, të operacionit Osud al-Sahra (Luanët e shkretëtirës) në mënyrë që të zhduken mbetjet e ISIS në provincën Al-Anbar, në Irakun perëndimor. Brigadat e Hashd al-Shaabit (Njësitë Popullore të Mobilizimit) që morën pjesë në këtë operacion vranë tre udhëheqës terroristë të ISIS në al-Madham në rajonin al-Haditha të provincës Al-Anbar, dhe shkatërruan një makinë të mbushur me eksploziv nga terroristët.Ndërkohë, një shef fisnor nga provinca Dijala në Irakun lindor, Ali al-Rabi'i, tha për sitin e lajmeve Al-Maalomah se "amerikanët po mbështesin mbetjet e ISIS në Irak në mënyrë që të prishin sigurinë e vendit ”. "Ka mjaft shenja për ta vërtetuar këtë," shtoi ai.