Nasrallah: Berlini u dorëzua nën presionin e SHBA dhe Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96754-nasrallah_berlini_u_dorëzua_nën_presionin_e_shba_dhe_izraelit
Në një fjalim televiziv të hënën, 5 maj, shefi i Hezbollahut të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah reagoi ndaj vendimit të Gjermanisë për përfshirjen e emrit të Hezbollahut në listën e grupeve terroriste, duke e quajtur atë "një vendim i marrë nën presionin amerikano-izraelit".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2020 18:08 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Berlini u dorëzua nën presionin e SHBA dhe Izraelit

Në një fjalim televiziv të hënën, 5 maj, shefi i Hezbollahut të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah reagoi ndaj vendimit të Gjermanisë për përfshirjen e emrit të Hezbollahut në listën e grupeve terroriste, duke e quajtur atë "një vendim i marrë nën presionin amerikano-izraelit".

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, vendosja e kësaj lëvizje në listën e zezë të Berlinit nuk ishte e papritur. "Disa vende të tjera evropiane kanë bërë të njëjtën gjë më parë," tha Nasrallah, i cili shpjegon: "Plani i amerikanëve është të marrin kontrollin e rajonit, ndërsa Izraeli është duke punuar në një plan okupimi. Ata që i rezistojnë këtyre komploteve janë lëvizjet e rezistencës dhe nuk është e papritur që ato ta gjejnë veten të akuzuar ose të bojkotuar. Vendimi i Gjermanisë ishte një vendim thjesht politik, i marrë nën presionin e Amerikës dhe për të kënaqur regjimin okupator izraelit. Gjermania nuk ka dhënë asnjë arsye në mbështetje të këtij njësimi midis Hezbollahut dhe terrorizmit; çka konfirmon se ky është një vendim politik. (...) Ne ishim të sinqertë kur njoftuam se nuk kishim asnjë degë në Gjermani, Francë, apo gjetkë ... Për vite me radhë, nuk ka asnjë komponent të Hezbollahut në vendet e botës, veçanërisht jo në vendet në Amerikën Latine. Ne kemi qenë të brengosur për një kohë të gjatë që të mos shkaktojmë telashe për miqtë tanë jashtë vendit, thjesht për lidhjet me lëvizjen libaneze Hezbollah. " Nasrallah falënderoi vendet dhe shtetet që kanë dënuar vendimin anti-Hezbollah të Berlinit, duke shtuar se qeveria libaneze është e angazhuar për të mbrojtur shtetasit e saj në Gjermani dhe vende të tjera. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut gjithashtu këmbënguli të vazhdojë luftën kundër regjimit okupues sionist në mënyrë që të mbrojë popullin libanez. Më pas, ai foli për tensionet e vazhdueshme midis rajoneve të caktuara ose forcave politike brenda Libanit, duke denoncuar akuzat e pabaza ndaj Hezbollahut. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut theksoi: "Hezbollah nuk nxit asnjë palë kundër ndonjë pale tjetër; përkundrazi, ai kërkon solidaritet midis grupeve të ndryshme politike. Hezbollah këmbëngul të ruajë sigurinë e Libanit dhe ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale financiare, prandaj bashkëpunimi midis grupeve të ndryshme politike dhe fraksioneve është thelbësor. "