Nasrullah: Korona ngjason me ngjarje Shaab Ebi Taleb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96864-nasrullah_korona_ngjason_me_ngjarje_shaab_ebi_taleb
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut ët Libanit, kushtet e rezistencës në rajon dhe në Liban i ka krahasuar me kushtet e ngjarjes Shaab Ebi Taleb në kulmin e islamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2020 06:58 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Korona ngjason me ngjarje Shaab Ebi Taleb

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut ët Libanit, kushtet e rezistencës në rajon dhe në Liban i ka krahasuar me kushtet e ngjarjes Shaab Ebi Taleb në kulmin e islamit.

Hasan Nasrullah, sanksionet aktuale sidomos sanksione amerikane kundër Iranit dhe Hezbullahut i ka krahasuar me kushtet e vështira të myslimanëve në kulmin e islamit në Shaab Ebi Taleb ( një luginë në periferi të Mekës). Në atë kohë myslimanët në këtë luginë ishin rrethuar tepër ashpër nga mëkatarët Kureish dhe të Mekës. Sa i përket kësaj sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha: Ashtu si në atë kohë Bin Hashem në Shaab Ebi Taleb u këkroi myslimanëve që të dorëzonin hazretin Muhamed (s.a.v.s) dhe pastaj të liroheshin, edhe tani rezistencës në Liban i kërkohet të ulë armë në tokë dhe ta lë vendin pa mbështetje me qëllim që Izraeli të bëjë atë që dëshiron. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ndër të tjera vazhdoi: Sot korona është si mola e cila në periudhën e profetit të nderuar (s.a.v.s) bëri të mundur eliminimin e rrethimit të Shaab Ebi Taleb dhe sot korona mund të bëjë të mundur thyerjen e rrethimeve mizore ndaj vendeve të tjera. Pasi profeti (s.a.v.s) rezistoi përballë të gjitha kërkesave dhe prirjeve materiale dhe sociale të krerëve të fisit Kurejsh dhe nuk ishte gati të pranonte ftesën për largim nga islami, mëkatarët me nënshkrimin e një peticioni u betuan të mos kryejnë asnjë lloj tregtie me myslimanët apo të kenë lidhje me ata. Bllokada ekonomike dhe sociale që iu vu profetit (s.a.v.s) zgjati në kushte tepër të rënda për  vjet mirëpo me mrekullinë hyjnore, mola hëngri peticionin dhe betimi i mëkatarëve u prish. Sejed Hasan Nasrullah, ka përmendur mosbindjen e disa vendeve ndaj sanksioneve të njëanshme të Amerikës pas përhapjes së virusit korona.