Autoblindat amerikanë hyjnë në fushat e naftës së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i96926-autoblindat_amerikanë_hyjnë_në_fushat_e_naftës_së_sirisë
Pesë automjete të blinduara të ushtrisë pushtuese amerikane nga kufiri i Irakut kanë hyrë në fushën e naftës Al-Xhabese në rajonin Al-Shadad në jug të provincës Hasake të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Autoblindat amerikanë hyjnë në fushat e naftës së Sirisë

Pesë automjete të blinduara të ushtrisë pushtuese amerikane nga kufiri i Irakut kanë hyrë në fushën e naftës Al-Xhabese në rajonin Al-Shadad në jug të provincës Hasake të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat e ushtrisë së Amerikës pasi kanë hyrë në fushën naftore Al-Xhabese, kanë filluar patrullimin e zonave naftore dhe të gazit që ndodhen në qendrat Al-Kebibe, Ghuna dhe Huvejzije dhe pas kryerjes së filmime me anë të dronëve nga puset e naftës dhe zonat për rreth, janë kthyer menjëherë në Irak.

Sipas këtij burimi, një avion i madh transportues amerikan është ulur në aeroportin e paligjshëm Al-Kasrek në afërsi të qytetit Tel Bidar në veri të qytetit Hasake dhe është ndalur më shumë se 3 orë në këtë bazë dhe pastaj ka fluturuar në drejtim të panjohur.

Ky ishte avioni i dytë transportues amerikan që në 48 orët e kaluara është ulur në aeroportin Al-Kasrek të Sirisë.

Përpjekjet e forcave amerikane për të shtuar praninë ushtarake të paligjshme në rajonin Al-Xhezire të Sirisë në lindje të lumit Eufrat po shoqërohen me kryerjen e trajnimeve të reja për banorët lokalë që përfshinë elementët e grupeve militante kurde nëpërmjet inkurajimit financiar dhe pagimit të rrogave të majme.