Deklarata e Hamasit për ditën e Nekbatit
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas me anë të një deklarate të lëshuar me rastin e ditës së Nekbatit, ka theksuar vazhdimin e rezistencës përballë regjimit pushtues sionist duke përdorur të gjitha mundësitë mes tyre edhe rezistencën e armatosur për të mbrojtur kështu të drejtat e kombit palestinez.
Hamasi nga kombi palestinez ka kërkuar të bëjë rezistencë të gjithanshme pasi ajo është e vetmja mundësi dhe strategji kombëtare me ndikim ndërkohë që unitetin kombëtar e ka cilësuar gurin e parë të përballjes me regjimin sionist dhe përfundimit të planeve pushtuese të këtij regjimi. Hamasi në këtë deklaratë gjithashtu ka theksuar se të burgosurit palestinezë janë në prioritet të kësaj lëvizjeje e cila nuk do të kursejë asnjë përpjekje deri në lirimin e tyre. Lëvizja Hamas gjithashtu ka refuzuar dhe hedhur poshtë cdo përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist të cilat i ka cilësuar thikë pas shpine. 14 maji i vitit 2020 përkon me 72 vjetorin e dëbimit të qindra mijëra palestinezëve nga toka e tyre dhe 15 maji Dita e Nekbatit që është përvjetori i krijimit të regjimit fals sionist.