Nasrullah: Regjimi racist sionist do të eliminohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97370-nasrullah_regjimi_racist_sionist_do_të_eliminohet
Sekretari i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të jugut të Libanit deklaroi se zhvillimet aktuale në rajon nuk janë në anë të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2020 05:37 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Regjimi racist sionist do të eliminohet

Sekretari i lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të jugut të Libanit deklaroi se zhvillimet aktuale në rajon nuk janë në anë të Izraelit.

Sejed Hasan Nasrullah në një intervistë për radion El-Envar të Libanit përmendi disfatën e Izraelit në rajon dhe tha se regjimi racist sionist do të eliminohet. Nasrullah vuri në dukje se rezistenca ka arritur suksese të konsiderueshme në të gjitha fushat sidomos në fushën ushtarake dhe shtoi se çdo pikë e territoreve të pushtuara ndodhen në shënjestrën e raketave të rezistencës. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit përmendi edhe sukseset dhe fitoret e qeverisë dhe popullit sirian dhe të boshtit të rezistencës në luftën kundër terrorizmit dhe tha: Izraeli kishte shumë shpresa që qeveria e Sirisë të rrëzohej, mirëpo ai dështoi edhe në këtë dëshirë. Sejed Hasan Nasrullah në vazhdim përmendi praninë e Amerikës në rajon dhe tha: Prania e Amerikës në rajon dëshmon për dobësinë e aleatëve dhe partnerëve të saj dhe fuqizimin e rezistencës. Libanezët çdo 25 maj festojnë çlirimin e jugut të vendit nga pushtuesit sionistë. Më 25 maj të vitit 2000 regjimi sionist me gjithë potencialet e tij ushtarake u dorëzua përballë forcave të rezistencës dhe u detyrua të tërhiqet nga jugu i Libanit.