Krijohet kabineti i sigurisë Netanjahu-Gates për tu përballur me Iranin
Një kanal televiziv sionist njoftoi vendimin e Tel Avivit për formimin e një kabineti të ndarë sigurie për të trajtuar çështjet e ndjeshme si pushtimi i rajonit BPLJ dhe çështja e Iranit.
Në vazhdim të përpjekjeve të kota të regjimit sionist për tu përballur me fuqinë e Iranit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në botë, kësaj here regjimi i Tel Avivit synon të formojë një kabinet të veçantë për trajtimin e çështjeve të veçanta. Kanali 13 i regjimit sionist njoftoi se Beniamin Netanjahu kryeministër dhe Bani Gates ministër i luftës, do të formojnë një kabinet special për analizimin dhe shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme si pushtimi i rajonit BPLJ dhe programi bërthamor i Iranit. Kabineti special do të jetë më i vogël se kabineti aktual dhe do të formohet nga 8 ministra të zgjedhur nga dy partitë Likud dhe Bardhë-e-Blu. Kanali televiziv nuk ka përmendur emrat e ministrave që do të marrin pjesë në këtë kabinet por ka thënë se një prej detyrave të tyre është zbatimi i planit për aneksimin e rajonit BPLJ.