Vazhdojnë ekzagjerimet e Netanyahut kundër programit bërthamor të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97679-vazhdojnë_ekzagjerimet_e_netanyahut_kundër_programit_bërthamor_të_iranit
Beniamin Netanyahu kryeministri i regjimit sionist i cili është poseduesi i vetëm i armëve atomike në rajon, ditën e dielë ka përsëritur pretendimet e tij ekzagjeruake kundër respektimit të zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe me një deklaratë qesharake i ka kërkuar Bashkësië Ndërkombëtare që t’i bashkohet Amerikës në sanksionet kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2020 03:02 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë ekzagjerimet e Netanyahut kundër programit bërthamor të Iranit

Beniamin Netanyahu kryeministri i regjimit sionist i cili është poseduesi i vetëm i armëve atomike në rajon, ditën e dielë ka përsëritur pretendimet e tij ekzagjeruake kundër respektimit të zotimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe me një deklaratë qesharake i ka kërkuar Bashkësië Ndërkombëtare që t’i bashkohet Amerikës në sanksionet kundër Iranit.

Netanyahu duke reaguar ndaj raportit më të fundit të publikuar nga ANEA ditën e premte, lidhur me zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, pretendoi se Irani ka parandaluar inspektimet e agjencisë në disa qendra dhe në formë sistematike ka shkelur zotimet e tij në marrëveshjen bërthamore. Këto deklarata gënjeshtër të Netanyahut kundër Iranit bëhen në kohën kur sipas sajtit Global Research Izraeli si poseduesi i vetëm i armëve atomike dhe të rrezikshme konsiderohet kërcënim për botën dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Bashkësia Botërore dhe mediat kanë heshtur ndaj këtij kërcënimi në kohën kur programi bërthamor i ligjshëm i Iranit po i nënshtrohet inspektimeve më të ashpra botërore. Netanyahu dhe autoritetet amerikane prej disa vitesh lëshojnë gënjeshtra mbi aktivitetet bërthamore të Iranit. Netanyahu në fjalimin e tij në AP të OKB në vitin 2012 pretendoi se Irani është duke u kthyer në një vend bërthamor. Në maj të vitit 2018 njëkohësisht me tërheqjen e Trump nga marrëveshja bërthamore, Netanyahu edhe një herë pretendoi se Irani ka një program të fshehtë të armëve bërthamore. Më herët Netanyahu kishte lëshuar një tjetër gënjeshtër duke pretenduar se Irani ka një depo të fshehtë bërthamore për prodhimin dhe testimin e sistemeve të shpërthimit. Këto pretendime dhe gënjeshtra janë lëshuar në kohën kur ai nuk ka prezantuar asnjë fakt dëshmues. Kjo është ndërkohë që regjimi sionist sipas raporteve të konfirmuara posedon 200 koka bërthamore dhe për të hequr vëmendjen e botës ai nuk ka rrugë tjetër veçse të trillojë dhe tregojë përralla lidhur me programin bërthamor të Iranit. Kazem Karibabadi, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë lidhur me përmbajtjen e raportit të ri të ANEA ka thënë: Ky raport lidhur marrëveshjen bërthamore tregon vazhdimin e procesit të verifikimit të ANEA dhe se Irani ka zbatuar vendimet e tij lidhur me uljen e zotimeve në bazë të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Në bazë të paragrafëve 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore në rast se pala tjetër nuk zbaton zotimet e saj Irani ka të drejtë të ulë disa prej zotimeve dhe angazhimeve të tij ose në formë të plotë të gjitha angazhimet. Mirëpo në njëjtën kohë Irani ka deklaruar se në rast të zbatimit të zotimeve, si heqjes së sanksioneve dhe garantimit të interesave të Iranit në përputhje me marrëveshjen bërthamore, hapat e tij janë krejtësisht të kthyeshëm. Irani është i mendimit që për të pasur një botë të sigurt është e nevojshme eliminimi i të gjitha armëve bërthamore. Në takimin e prillit 2011 në Teheran me temë çarmatosjen, lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij ka thënë: Ne përdorimin e këtyre armëve e konsiderojmë haram dhe përpjekjen për të siguruar të gjithë njerëzimit nga kjo bela e madhe e konsiderojmë përgjegjësi e të gjithëve.