Moktada Sadr kërkon largimin e forcave amerikane nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97709-moktada_sadr_kërkon_largimin_e_forcave_amerikane_nga_iraku
Lideri i lëvizjes Sadr në Irak, Moktada Sadr, ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trupave amerikane nga Iraku.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 09, 2020 03:28 Europe/Tirane
  • Moktada Sadr kërkon largimin e forcave amerikane nga Iraku

Lideri i lëvizjes Sadr në Irak, Moktada Sadr, ka kërkuar largimin e menjëhershëm të trupave amerikane nga Iraku.

Lëvizja Sadr e Irakut me anë të një mesazhi paralajmërues dërguar për Uashingtonin, ka deklaruar se Amerika duhet të largojë forcat ushtarake nga Iraku dhe të mos e sprovojë më tepër durimin e forcave të rezistencës. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se zëdhënësi i lëvizjes Sadr të Irakut, ka theksuar nevojën për largimin sa më shpejtë të forcave amerikane nga Iraku dhe ka shtuar se Amerika duhet të respektojë kërkesën dhe vullnetin e popullit të Irakut dhe t’i largojë forcat e veta sa më shpejtë nga ky vend. Lëvizja Sadr e Irakut më parë ka zbuluar një pjesë të planeve dhe skenarëve të Amerikës për të sulmuar forcat irakiane dhe ato të Hashd Sha’bi, shtoi: “Forcat e grupeve të Rezistencës janë të gatshme të përballen me çfarëdo lloj kërcënimi të Amerikës”, në rast se kjo e fundit nuk tërheq trupat nga Iraku.