Terroristët pro-Ankarasë shkërmoqen nga Mig-29
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97753-terroristët_pro_ankarasë_shkërmoqen_nga_mig_29
Gjatë natës së të hënës deri të martën 9 qershor, ushtria turke e mbështetur nga terroristët kaidistë nisi në një ofensivë të gjerë kundër rajonit Sarakib para se të përplasej me një mur te fortë, Ushtria Siriane-Rezistenca.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 10, 2020 21:49 Europe/Tirane
  • Terroristët pro-Ankarasë shkërmoqen nga Mig-29

Gjatë natës së të hënës deri të martën 9 qershor, ushtria turke e mbështetur nga terroristët kaidistë nisi në një ofensivë të gjerë kundër rajonit Sarakib para se të përplasej me një mur te fortë, Ushtria Siriane-Rezistenca.

Këtu nuk jemi në Libi dhe Sulltani nuk mund të ketë këtë lloj luksi! Një bilanc i parë për këtë nismë aventureske: Mbi 100 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në anën e terroristëve. "Terroristët, të vendosur në jug-perëndim të Idlibit dhe në veriperëndim të Hamas, filluan një sulm ndaj ushtrisë siriane të hënën, 8 qershor, rreth orës 3 p.m. Ata ishin terroristët e Hurras ad-Din, të lidhur me Al-Kaidën, të cilët u mblodhën nga mentori turk dhe filluan një sulm kundër pozicioneve të ushtrisë siriane nga periferia e qyteteve al-Ankavi dhe al-Kahira në luginën Al-Ghab me qëllim të marrjes së dy fshatrave në rajonin Sahl al-Ghab. Shkëmbime  zjarri kishin ndodhur më parë në aksin Tanjara, dhe ushtria Siriane dhe aleatët e saj i kishin dhënë palës kundërshtare mundësinë për të pasur iluzionin e një përparimi të caktuar. Al-Fatatra dhe Al-Manara (Tanjara), në veri-perëndim të Hamas dhe në jug-perëndim të Idlibit, ranë së pari nëduart e terroristëve për t'u rifituar menjëherë më pas nga forcat e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj dhe u bënë një varrezë me përmasa të gjera për terroristët. Dhe e gjithë kjo në sfondin e sulmeve të avionëve MiG-29S të Rusisë, të cilët e bënë Erdoganin të paguante për këtë tradhti të pabesë anti-ruse. Sulmet prekën fshatrat në rajonin Xhabal al-Zavija në pjesën jugore të provincës Idlib dhe dy qytete në rrafshinën Sahel al-Ghab, në perëndim të provincës Hama, thanë dëshmitarët.