Në Damask, njerëzit dënojnë sanksionet e SHBA kundër Sirisë
Sirianët kanë organizuar një protestë të madhe në kryeqytetin Damask kundër sanksioneve të Uashingtonit që synojnë bizneset dhe institucionet ekonomike që mbështesin qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad.
Mijëra demonstrues dënuan sanksionet amerikane duke hedhur parulla kundër Shteteve të Bashkuara ndërsa mbanin flamuj sirianë dhe imazhe të Asadit në një demonstrim të mbështetjes për qeverinë e tij. Protesta erdhi disa ditë para se sanksionet e reja amerikane që synojnë Sirinë dhe aleatët e saj rajonalë do të hynin në fuqi në Shtetet e Bashkuara si pjesë e të ashtuquajturit Akti i Cezarit, një pjesë e legjislacionit amerikan që pretendon të mbështesë popullin sirian duke e mbrojtur atë nga mënyra e administrimit e qeverisë së Sirisë. Njerëzit që morën pjesë në demonstratë dënuan Aktin e Cezarit si një masë të ashpër ndaj vetë popullit të Sirisë që ka vuajtur si rezultat i një konflikti që u shkaktua në fillim të vitit 2011 dhe që ka çuar në vdekjen e mijëra personave. Sanksionet do t'i mohonin popullit sirian qasje në ilaçet kryesore dhe mallra dhe shërbime të tjera jetësore. Ekspertët besojnë se sanksionet e reja amerikane që synojnë Sirinë, dhe që do të zbatohen në 17 qershor, janë një përpjekje e re e Uashingtonit për të shtuar presionin ndaj Iranit, një mbështetës kryesor i qeverisë Siriane në luftën e saj nëntë vjeçare kundër militantëve të mbështetur nga fuqitë e huaja.