Nasrallah denoncon planin e okupimit të Bregut Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah, mbajti një fjalim të martën (16 qershor) mbi zhvillimet e brendshme në Liban, por edhe për zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore.
Ai nderoi kujtimin e ish sekretarit të përgjithshëm të Xhihadit Islamik të Palestinës, Ramadan Abdallah Shallah, i cili vdiq kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë. Duke iu referuar planit amerikano-izraelit për të pushtuar Bregun Perëndimor, Nasrallah tha se boshti i Rezistencës në Palestinë ka nevojë për një personalitet si Ramadan Abdallah Shallah për të përballuar këtë komplot. "Populli palestinez aktualisht po kalon një fazë të ndjeshme dhe të rrezikshme pasi plani i okupimit të Bregut Perëndimor përfaqëson një kërcënim për të drejtat, ekzistencën dhe atdheun e palestinezëve," tha ai. Nasrallah i përshkroi si "thashetheme" raportet për një dorëheqje të mundshme të qeverisë në Liban, duke denoncuar përpjekjet e dështuara për të lidhur parullën e çarmatimit të pretenduar të Hezbollahut me kërkesat e ligjshme popullore.