Nasrullah: populli libanez të jetë vigjilent përballë komploteve të Amerikës
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, nga popullit libanez ka kërkuar të jetë vigjilent përballë komploteve të Amerikës që janë që të gjitha në interes të Izraelit.
Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut në ceremoninë me rastin e vdekjes së liderit të lëvizjes Xhihadi Islamik palestinez foli mbi zhvillimet e fundit politike në Liban, rajon dhe sanksionet e Amerikës kundër Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, përmendi planin pushtues amerikano-izraelit mbi rajonin BPLJ dhe tha se popullit palestinez për tu përballur me të tilla plane ka nevojë për personalitete si Shalah. Sekretari i Hezbullahut, përhapjen e lajmeve për gjoja dorëheqjen e kryeministri i ka quajtur trillime dhe të pabaza. Nasrullah ka kritikuar metodat e ndjekura nga disa parti politike në Liban dhe ka thënë: Metodat e ndjekura nga këto parti që synojnë çarmatosjen e Hezbullahut nuk kanë asnjë dobi dhe është mirë që ata të gjejnë metoda zëvendësuese duke hequr dorë nga të tilla veprime. Ai luhatjen e tregut të valutës në Liban e cilësoi komplot të qeverisë amerikane kundër Libanit dhe tha se çështja e ngritjes së vlerës së dollarit është kthyer në një çështje të sigurisë kombëtare dhe populli libanez nuk duhet t’i kushtojë vëmendje trillimeve. Nasrullah përmendi edhe heqjen e Arabisë Saudite nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve të OKB dhe tha: António Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB me një veprim tragjik ka harruar krimet e Arabisë Saudite në Jemen dhe e ka hequr këtë vend nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve. Sa i përket sanksioneve kundër Sirisë që do të zbatohen që sot, Sejed Hasan Nasrullah tha: Sanksionet e Amerikës kundër Sirisë kanë si qëllim dhe objektiv popullin e këtij vendi dhe janë përpjekje e Uashingtonit për të rikthyer trazirat dhe luftën e brendshme në Siri.