Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97999-hezbullahu_i_libanit_paralajmëron_regjimin_sionist
Hezbullahu i Libanit ka paralajmëruar regjimin sionist se në rast të ndonjë agresioni kundër Libanit, do të sulmohen rajone të ndryshme të regjimit sionist me raketa që kanë precizitet të lartë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2020 12:50 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Libanit paralajmëron regjimin sionist

Hezbullahu i Libanit ka paralajmëruar regjimin sionist se në rast të ndonjë agresioni kundër Libanit, do të sulmohen rajone të ndryshme të regjimit sionist me raketa që kanë precizitet të lartë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Rezistenca Islamike Libaneze (Hezbullah) ditën e diele ka publikuar një videomesazh në të cilin duke treguar koordinatat e sakta të objekteve dhe qendrave të rëndësishme të regjimit sionist në territoret e pushtuara, ka theksuar se në rast të ndonjë agresioni të regjimit sionist kundër Libanit, këto zona do të goditen me raketa.

Vlen të theksohet se avionët luftarakë të regjimit sionist ditëve të fundit disa herë kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.  

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB që u miratua pas përfundimit të luftës 33 ditore të regjimit sionist kundër Libanit në vitin 2006, e ndalon regjimin sionist nga veprimet armiqësore kundër Libanit, mirëpo ky regjim nuk ka respektuar fare këtë rezolutë.