Ushtria siriane spastron 9000 km2 të shkretëtirës së këtij vendi
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar operacionet për spastrimin e zonave shkretinore të këtij vendi nga elementët terroristë dhe në këtë kuadër kanë spastruar 127 fshatra në një zonë shkretinore mbi 9000 km2 nga prania e elementëve terroristë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj që nga java e kaluara kanë filluar operacione të gjera për spastrimin e rajonit të quajtur "Al-Badije" (Shkretëtira) nga prania e terroristëve të grupit ISIS.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se brigada "Al-Kods" e ushtrisë siriane gjatë këtyre operacioneve ka arritur të spastrojë 127 fshatra shkretinore nga prania e elementëve terroristë të ISIS.
Sipas këtij burimi, forcat siriane gjatë operacioneve të fundit në rajonin "Al-Badije" kanë arritur të spastrojnë dhe ta vendosin sigurinë në një sipërfaqe mbi 9000 kilometra katror.
Gjatë këtyre operacioneve, forcat e ushtrisë siriane kanë arritur të çlirojnë edhe pjesë të mëdha të provincave Homs, Hamah, Raka dhe Dejrul-Zur. Në këtë kuadër, forcat siriane kanë asgjësuar mbi 700 bomba dhe pako eksplozive dhe kanë vendosur sigurinë në rrugën Salamije.