Forcat amerikane sulmojnë bazat e brigadave Hezbullah në Irak
Burimet informative njoftuan se forcat amerikane kanë sulmuar bazat e Brigadave Hezbullah në Irak që janë pjesë e forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi.
Sulmi është kryer në rajonin Dure të Bagdadit kryeqytet i Irakut. Pas sulmit të forcave terroriste amerikane ndaj bazave të brigadave Hezbullah në rajonin Dure të Bagdadit, janë arrestuar 13 pjesëtarë të brigadave Hezbullah. Personat në fjalë janë arrestuar pa asnjë shkak dhe arsye dhe janë akuzuar se gjoja kanë synuar të sulmojnë interesat dhe bazat amerikane në Irak. Pas sulmit të forcave amerikane, forcat e mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak janë futur në zonën e gjelbër të Bagdadit dhe kanë paralajmëruar se në rast se forcat e arrestuara nuk lirohen ata do të futen në luftë me pushtuesit. Hashd Shaabi i ka dhënë 24 orë afat forcave amerikane që të lirojnë pjesëtarët e arrestuar të brigadave Hezbullah. Grupi i rezistencës irakiane Asehab Kahef gjithashtu ka paralajmëruar se nëse forcat amerikane nuk lirojnë forcat e brigadave Hezbullah, atëherë ata do të sulmojnë ambasadën amerikane. Zona e gjelbër në Bagdad është zona ku ndodhen ambasadat e Amerikës, Anglisë dhe institucione të rëndësishme irakiane. Forca e mobilizimit popullor në Irak luan një rol të rëndësishëm në përballje me komplotet dhe veprimet e boshtit amerikano-sionist në rajon.