Hezbullahu dhe Hamasi kërkojnë ndërprerjen e planit të aneksimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98373-hezbullahu_dhe_hamasi_kërkojnë_ndërprerjen_e_planit_të_aneksimit
Grupet e rezistencës së Hezbullahut të Libanit dhe Hamasit e kanë cilësuar të domosdoshme ndërprerjen e planit të aneksimit të rajonit BPLJ.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2020 04:47 Europe/Tirane
  • Hezbullahu dhe Hamasi kërkojnë ndërprerjen e planit të aneksimit

Grupet e rezistencës së Hezbullahut të Libanit dhe Hamasit e kanë cilësuar të domosdoshme ndërprerjen e planit të aneksimit të rajonit BPLJ.

Grupet e rezistencës Hezbullahu dhe Hamasi deklaruan se plani i aneksimit të rajonit BPLJ nga regjimi sionist duhet të ndërpritet menjëherë. Këto dy grupe të rezistencës theksojnë se plani i aneksimit të rajonit në falë është agresion i hapur ndaj Palestinës. Ismail Hanie shefi i zyrës politike të Hamasit në një letër drejtuar Hasan Nasrullah sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit ka thënë se Palestina ndodhet në kushte të rrezikshme. Nga ana e tij Hezbullahu i Libanit nga vendet e botës arabe, myslimanët dhe liridashësit në botë ka kërkuar t’i japin fund sa më shpejt agresioneve të regjimit sionist ndaj Palestinës. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist kishte deklaruar se do të zbatojë planin për aneksimin që prej fillimit të korrikut mirëpo për shkak të kundërshtimeve ndërkombëtare zbatimi i tij është shtyrë për një afat tjetër.