Ushtria siriane sulmon terroristët në al-Tanf
Përleshje të ashpra ndodhën këtë të martë, 7 korrik, midis trupave siriane dhe terroristëve pro-amerikanë që kishin lënë bazën ushtarake al-Tanf.
Në Siri, ushtria sulmoi fortesën e një grupi terroristësh që kishin infiltruar në një lokalitet në veriperëndim të qytetit al-Sukhna, në Homs, nga baza amerikane e al- Tanf. Gjatë sulmit të ushtrisë siriane, tre terroristë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën. Një sasi e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake janë kapur gjithashtu nga forcat siriane. Terroristët ishin anëtarë të grupit Naghavir al-Thaurah që trajnohen në bazën amerikane al-Tanf dhe që Amerika i përdor për të sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane. Në prill, një grup i individëve të armatosur, të cilët kishin marrë trajnime ushtarake nga forcat amerikane të vendosura në bazën al-Tanf, jo shumë larg kampit të refugjatëve Rukban, u larguan nga baza amerikane me qëllim që ti dorëzoheshin ushtrisë siriane, por ata u sulmuan nga grupi Maghavir al-Thaurah i mbështetur nga SHBA. Pas përleshjeve midis dy palëve, 27 individë të armatosur më në fund arritën në një pozicion ushtarak në Palmira, ku iu dorëzuan trupave siriane.