Nasrullah: Modelit iranian të prodhimit dhe zhvillimit i duhet kushtuar vëmendje
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka vlerësuar rezistencën e Republikës Islamike të Iranit përballë sanksioneve të jashtëligjshme dhe mizore të Amerikës gjatë disa dekadave.
Hasan Nasrullah, pasi vlerësoi shembullin e ekonomisë së Iranit tha se ky model ekonomie ka bërë të mundur që Irani të rezistojë përballë sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës dhe aleatëve të saj për 40 vjet me radhë. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut tha se sot Irani në shumë sektorë të industrisë mes tyre industria hapësinore ka arritur suksese të konsiderueshme, si dhe në prodhimin e lëndëve ushqimore, benzinës, gazit dhe naftës dhe shtoi se modeli iranian i prodhimit dhe zhvillimit duhet të merret parasysh. Hasan Nasrullah ndër të tjera shtoi se Irani është i gatshëm t’i shesë Libanit naftë me valutën kombëtare të këtij vendi që është lira dhe shtoi se kjo gatishmëri e Iranit është një sakrificë e madhe. Sejed Hasan Nasrullah, pasi dënoi ndërhyrjet e Amerikës në punët e brendshme të Libanit dhe tensionet e krijuara nga Uashingtonit, duke iu drejtuar autoriteteve amerikane ka thënë: Politika që ju keni ndërmarrë kundër Libanit, mes tyre krijimi i tensioneve, rrethimi dhe vendosja e sanksioneve, nuk mund të dobësojë rezistencën e Libanit.