Forcat qeveritare siriane bllokojnë konvojet amerikane në Hasake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98505
Forcat e qeverisë Siriane kanë bllokuar tre kolona ushtarake amerikane ndërsa ato u përpoqën të kalojnë nëpër provincën verilindore të vendit,
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Korrik 12, 2020 21:44 Europe/Tirane
  • Forcat qeveritare siriane bllokojnë konvojet amerikane në Hasake

Forcat e qeverisë Siriane kanë bllokuar tre kolona ushtarake amerikane ndërsa ato u përpoqën të kalojnë nëpër provincën verilindore të vendit,

Hasake, pas pakënaqësisë së vazhdueshme të popullit për vendosjen e trupave okupuese amerikane në këto rajone. Sipas një raporti të publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, konvojet e forcave amerikane u detyruan të ktheheshin mbrapa në drejtimet nga kishin ardhur pasi trupat e ushtrisë siriane i bllokuan ato në fshatrat al-Sibat, Tal Shamiran dhe Mansaf Tahtani. Nuk u raportua asnjë i lënduar dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria amerikane. Zhvillimi ndodhi vetëm një ditë pasi një kolonë amerikane me tre automjete të blinduara u kthyen në bazën e saj kur ushtarët sirianë e bllokuan atë në fshatin Mansaf Tahtani, i cili shtrihet në rrethin Tal Tamr të provincës Hasake.