Protesta anti-amerikane në verilindje të Sirisë
Banorët e zonave veri-lindore të Sirisë janë ngritur në protesta për të dënuar praninë e forcave pushtuese amerikane në vend.
Protesta është përqendruar në rajonin Gamsheli të provincës Hesake në Siri. Protestuesit me këtë rast kanë dënuar sanksionet e vendosura ndaj Sirisë nën ligjin Cesar dhe kanë kërkuar përfundimin e pushtimit të vendit nga forcat amerikane dhe ato turke. Protestuesit duke mbajtur pankarta në duar kanë dënuar vjedhjen e naftës dhe burimeve të tjera të Sirisë nga pushtuesit amerikanët. Ata gjithashtu theksuan se populli sirian nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj pranisë së Amerikës dhe ai do t’i dëbojë pushtuesit. Më herët forcat e qeverisë Siriane kanë bllokuar tre kolona ushtarake amerikane ndërsa ato u përpoqën të kalojnë nëpër provincën verilindore të vendit, Hasake, pas pakënaqësisë së vazhdueshme të popullit për vendosjen e trupave okupuese amerikane në këto rajone. Sipas një raporti të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, konvojet e forcave amerikane u detyruan të ktheheshin mbrapa në drejtimet nga kishin ardhur pasi trupat e ushtrisë siriane i bllokuan ato në fshatrat al-Sibat, Tal Shamiran dhe Mansaf Tahtani. Nuk u raportua asnjë i lënduar dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria amerikane. Zhvillimi ndodhi vetëm një ditë pasi një kolonë amerikane me tre automjete të blinduara u kthyen në bazën e saj kur ushtarët sirianë e bllokuan atë në fshatin Mansaf Tahtani, i cili shtrihet në rrethin Tal Tamr të provincës Hasake.