Këshilli i bashkëpunimit të Gjirit Persik akuzon Iranin
Sekretari i përgjithshëm i këshillit të bashkëpunimit të gjirit Persik ka akuzuar Iranin se i ka dërguar armatime Jemenit, me qëllimin e vetëm për të thithur pëlqimin e regjimit saudit dhe të EBA.
Najev Falah Mubarak Haxhruf, gjithashtu pretendoi se Irani është faktori kryesor që pengon arritjen e një rrugëzgjidhje politike në Jemen. Këto pretendime boshe hidhen në kohën kur koalicionit saudit ka dështuar në luftën e tij kundër forcave të ushtrisë dhe komiteteve popullore në Jemen. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.